AKTUALITET, 9 Mars 2018, 12:23

Arrestohet inspektori i Tatimeve, kërkoi ryshfet në këmbim të mosndëshkimit me gjobë

Arrestohet inspektori i Tatimeve, kërkoi ryshfet në këmbim

Një 34-vjeçar është arrestuar nga seksioni për hetimin e Korrupsionet.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Klodjan Pjeshka, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor. Kjo pasi më ditën e djeshme, rreth orës 14:00, në Rrogozhinë, duke shpërdoruar detyrën, për mosndëshkimin me gjobë, dyshohet se i ka kërkuar 20.000 lekë të reja, shtetasit K. V., 56 vjeç, banues në Lushnje.

NJOFTIMI I PLOTË

Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit  u arrestua në flagrancë shtetasi Klodjan Pjeshka, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor, pasi më datë 08.03.2018, rreth orës 14:00, në Rrogozhinë, duke shpërdoruar detyrën, për mosndëshkimin me gjobë, dyshohet se i ka kërkuar 20.000 lekë të reja, shtetasit K. V., 56 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet proceduriale  iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Klodjan Pjeshka, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.