AKTUALITET, 9 Mars 2018, 11:24

Ilda Bejleri sërish: Muç Nano e ka personale me mua...

Ilda Bejleri sërish: Muç Nano e ka personale me mua...

Ilda Bejleri ka qenë e ftuar këtë mëngjes në emisionin “Wake Up”. Ndër të tjera ajo është pyetur edhe për komentet e Muç Nanos.

Mua s’më dha asnjë ndjesi se Mustafa Nano s’është as Chanel as Karl Lagerfeld.

Kështu që, përsa kohë një njeri s’ka lidhje fare me atë që thotë…

Për më tepër që fotot që kishte nxjerrë s’kishin asnjë lidhje me emisionin e asaj dite. Ishin të tre viteve më para. Janë disa gjëra që kur je pjesë e medias duhet t’i pranosh dhe t’i injorosh.

Mendoj që është diçka personale, që një njeri e ka të qëllimshme.

Në botën e showbizit ku jetojmë ka aq njerëz me të cilët mund të merresh, këngëtarë apo aktorë.

Pa fyer askënd, por besoj se ne si pjesë e sportit dhe pjesës së medias nuk krahasohemi fare me disa fusha të tjera të artit.

Edhe në Itali po të shohësh jam më e veshur se gazetaret atje”, tha ajo.

[gallery ids="78667,78665,78663,78660,78661,78662,78666"]