AKTUALITET, 9 Mars 2018, 10:41

PD lobim në SHBA, Ristani në Prokurori: Dëshmova pas urdhrit të Ballës

PD lobim në SHBA, Ristani në Prokurori: Dëshmova pas urdhrit

Në lidhje me hetimet për lobimin e PD në SHBA, sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani është thirrur sot në Prokurori ku është marrë në pyetje.

Mësohet se ka qenë Ristani i cili firmosi kontratat me dy kompanitë lobuese.

Duke folur për mediat pas daljes nga Prokuroria, Ristani tha:

“Shkova në Prokurori pas urdhrit të Taulant Ballës. Dëshmova mbi pagesat e PD për lobim. Prokurorët morën indicie nga kontratat e publikuara në SHBA. PD ka zbatuar me përpikmëri kontratat”.