TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se në vlerësimin e tij Kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar zgjidhet në fund të muajit mars-fillim të muajit Prill 2018-s.
“Sipas ligjit u bë procedura, në kushtet që KLP nuk ishte krijuar. Shqetësimi që ngre Spaho është pse nuk prit krijimi i KLP. Në vlerësimin tim përzgjedhja e anëtarit të 11-të të KLP-së përfundon në shkurt. Në mars ngrihet KLP-ja. Kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar në vlerësimin tim zgjidhet në fund të muajit mars-fillim të muajit Prill të vitit të ardhshëm”, deklaroi Balla.
Më tej Taulant Balla sfumoi akuzat se zonja Marku është përzgjedhur për të mbyllur dosjet e nxehta, si ajo ndaj ish-ministrit Tahiri.
“Kryeprokurorja e re, me reformën e re nuk mundet që t’i heqë dosjet Prokurorëve, apo t’i transferojë ata. Prokurori i rrethit mund të lëvizë vetëm me vendim gjykate”, deklaroi Balla.