TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, tregoi bisedën me email me ambasadorin amerikan Donald Lu në lidhje me protestën, duke theksuar se punonjës të Kryeministrisë në emër të Partisë Socialiste manipulojnë raportet.
Pjesë nga biseda:
Kryemadhi: Nga informacionet që kemi ne, në raportet që bëhen në emër të Partisë Socialiste nga punonjës të Kryeministrisë, shkruhen manipulime nga më të ndryshmet. Sot Ambasadorit Lu i kishin thënë sikur policët i kishim dëmtuar ne anëtarët e LSI-së.Ky ishte informacioni dhe unë i thashë nuk është e vërtetë.
Tare: Ju keni folur me ambasadorin Lu?
Kryemadhi: Jo nuk kam folur, kam komunikuar nëpërmjet email-eve. Dhe unë i thashë, zoti Ambasador të kanë gënjyer sepse ne nuk e kemi goditur.Ama nëse është goditur polici, ai person që ka goditur policinë të dënohet, të ndalohet dhe arrestohet. Jam shumë e bindur që sot policia e shtetit kishte kamera, siç ishte dhe media prezent, për të parë për çdo polic që është goditur dhe ai që ka goditur policin e shtetit dhe jo vetëm policin por këdo njeri tjetër të ndalohet dhe përgjigjet përpara ligjit.
Ama si puna e një rasti të tillë që zoti Lu komunikoi me mua dhe e falënderoj që ishte i drejtpërdrejtë në komunikim, se edhe mund të mos komunikonte fare dhe nuk e ka për detyrë fare të komunikojë me mua dhe ai u tregua shumë i sinqertë që komunikoi me mua.
Dhe kur unë i thashë që më vjen keq që nuk reagohet për gjakosjen e Floida Kërpaçit, deputetes më të re në Kuvendin e Shqipërisë, kur ai zotëria goditi vajzën me grushtë.Kjo është dhe përgjegjësia jonë që marrim. Por ka edhe shumë të tjerë djem dhe vajza të reja të cilët nuk janë goditur për shkak se kanë goditur ata policinë, janë goditur sepse i ka ardhë momenti. Polici me skafandën përpara, e ka parë, se ka parë e ka goditur.