TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Socialiste, kreu i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, duke folur në emisionin “Pesë pyetje nga Babaramo”, foli për situatën e krijuar sot në Kuvendin Popullor, ku u votua në mënyrë të njëanshme për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme.
Manja: Zonja Marku do t’i nënshtrohet procesi i Vetingut.
Babaramo: Tani pas pilafit?
Manja: Po, edhe ish-Kryeprokurorit Llalla nuk i ishte bërë. Do t’i bëhej me patjetër, pasi do të ishte nga të parët. Pse u vonua ngritja e KLP-së? U bllokua dy vjet ligji i Vetingut. E çoi Partia Demokratike në Gjykatën Kushtutuese.
Babaramo: Ju mendoni, se opozita duhej të votonte me symbyllazi. Jeni akuzuar nga të dyja opozitat që keni kapur drejtësinë. A është e besueshme një Kryeprokurore që zgjidhet me gaz lotsjellës, dhe një prokurore që quhet kamikaze e Partisë Socialiste?
Manja: Nëse më përpara Kryeprokurori kishte pushtet mbi hetimin, tani nuk ka. Mund ta pezullojë një prokuror hetimi vetëm në dy raste, kur ai është i pandehur apo ka bërë një shkelje. Ka ndryshuar modeli i Prokurorisë.
Babaramo: A ka të njëjtat kompetencat si Llalla?
Manja: Edhe Llalla kishte kompetenca të kufizuara. Nxjerr urdhra administrativë. Vlerëson punën e prokurorëve në bashkim me drejtuesit vendorë. Prokurori tani nuk përgjigjet para Kryeprokurorit, por para Gjykatës.
TPZ.AL