AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 21:32

Sherr më studio/ Kryemadhi përplaset me kryeredaktorin e gazetës Mapo

Sherr më studio/ Kryemadhi përplaset me kryeredaktorin e gazetës

Çështja e reformës në drejtësi dhe zbatimit të saj ka shkaktuar akuza në studion e Ora News, midis kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryeredaktorit të Mapo-s, Arjon Sulo. Ky i fundit i tha kryetares së LSI se pse nuk e çonin në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së kryeprokurorit dhe se nuk ka ngritur shqetësimin për mos ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Por, Kryemadhi tha se LSI-ja i ka ngritur vazhdimisht shqetësimet për reformën por se media të caktuara nuk kanë publikuar shqetësimet e kësaj partie politike.

Kryemadhi: Mapo nuk ka dhënë asnjë hapësirë në gazetë për shqetësimet e LSI. Ne kemi denocuar disa herë mosformimin e KLP, por ju nuk e keni pasqyruar lajmin.

Arjon Sulo: S'ke nevojë ta sjellësh tek ne, dërgoje në institucione siç është Gjykata Kushtetuese./TPZ.AL/