AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 21:32

Arjan Çani: Sot më erdhi keq për Berishën, kryeprokurorja duhet të mbyllë dosjen Tahiri

Arjan Çani: Sot më erdhi keq për Berishën, kryeprokurorja

Moderatori i emisionit "Zonë e Lirë", Arian Çani,  i ftuar në emisionin "Studio e Hapur" ka folur për zgjedhjen e kryeprokurores, Arta Marku.

Çani u shpreh se kishte ndjerë keqardhje për ish kryeministrin Berisha, i cili u përfshi në një konflikt fizik me gardën.

"Më erdhi keq për doktorin, sepse e shtyu turma. Nuk duhet të ishte doktori atje, duhet ta kishte evituar atë moment. Kur e sheh që e shtyjnë ashtu, më erdhi pak keq."

Çani përdori doza ironie dhe tha se kryeprokurorja Marku, u zgjodh vetëm me votat e mazhorancës dhe se nuk do të kishte kuptim që ajo të mos mbyllë dosjen e Tahirit, duke qenë se kjo ishte arsyeja kryesore përse ajo u caktuar në këtë post.

"Nëqoftëse gjithë kjo zhurmë e madhe është bërë kot, që zonja Marku të jetë neutrale, atëherë budallallëk i paparë. Ajo duhet ta mbylli menjëherë dosjen e Tahirit. Po të isha kryeministër, do doja të mbylleshin dosjet. Nëse kjo që u bë sot, ishte kot, atëherë politika jonë është sterile", u shpreh Arian Çani.

/TPZ.AL/