AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 20:26

Votimi i “Kryeprokurorit”, Balla pranon vjedhjen e katër kartave të deputetëve të opozitës

Votimi i “Kryeprokurorit”, Balla pranon vjedhjen e katër

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës mbi numrin e votave pro kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

Në studion e Ora News ai u shprehur se maxhoranca u detyrua t'i zëvendësonte kartat e saj, me të opozitës, në kushtet kur materialet identifikuese të deputetëve të shumicës u grabitën sipas tij, nga Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Balla: Deputetja dhe kryetarja e LSI, Kryemadhi së bashku me disa deputetë të tjerë kanë vjedhur kartat e deputetëve Musa Ulqini, Ervin Bushati, Ulsi Manja, Alket Hysenit që është pjesa majtas. Ne jemi detyruar t'i zëvendësojmë kartat e atyre me katër karta të deputetëve të tjerë.

Në kushtet kur maxhoranca pati 69 vota pro, kur në Parlament ndodheshin 72 deputetë të PS-së, Balla tha se mangësia e dy votave mund të ketë ardhur si rrjedhojë e gabimeve që mund të jenë bërë përpara situatës që u krijua.

Balla: Për sa i përket aspektin procedural, jemi në rregull me Procedurën e Kuvendit sepse mjaftonin 36 vota. Në tym e sipër ndoshta mund të jenë dhënë gabim.

Në qasjen e Taulant Ballës, një Prokuror me mandate të rregullt mund të vijë në detyrë brenda 3 muajsh.

Balla: Brenda tre muajsh do të kemi prokurorin e përgjithshëm me mandatin 7 vjeçar.

Në mbyllje, Balla vlerësoi qëndrimet e faktorit ndërkombëtar përpara situatës. Kujtojmë që ambasada amerikane dënoi dhunën e protestës, ndërsa më herët, EURALIUS dhe OPDAT kanë mbështetur zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm.

https://youtu.be/wVciZ4it9Jw