AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 22:12

Manja: E kam pasur vartëse Markun. Ja pse nuk i hodhëm në votim dy kandidatë e tjerë

Manja: E kam pasur vartëse Markun. Ja pse nuk i hodhëm në votim

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, kreu i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, duke folur në emisionin “Pesë pyetje nga Babaramo”, tha se prokurorja e Shkodrës e meritonte të zgjidhej Kryeprokurore, pasi është një figurë me integritet.

Babaramo: Tani që Zonja Marku është zgjedhur Kryeprokurore e Përkohshme, a mendoni se e meriton ajo të jetë e Përhershme me një mandat 7-vjeçar?

Manja: Së pari, falënderoj shtatë kandidatët që iu përgjigjën thirrjes. Pas seleksionimit ne mbërritëm tek emri i Zonjës Marku. A e meriton Prukororia Marku të zgjidhet me mandat të plotë? Unë nuk dua të merrem me këtë çështjem pasi me këtë do të merret Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ajo që mund të them, ëtshë prokurore e denjë.

Babaramo: A është e vërtetë që e keni pasur vartëse?

Manja: Po. Kam punuar në Shkodër me Zonjën Marku, kam qenë për disa kohë eprori i saj. Dihet problematika e Shkodrës. Është një nga qytetet e mbarsur me situata kriminale. Çdo prokuror që punon në Shkodër për 15 vjet e meriton të jetë Kryeprokuror. Nga ana tjetër, jemi mësuar që të zgjedhim prokurorë nga Tirana, që rinë të “Rogner”, “Sheraton”, apo “Plaza”. por ka të denjë dhe të rrethet.

Babaramo: Cili është opinioni juaj për atë?

Manja: Zonja Marku hetuar në Shkodër çështjet më të vështira në Shkodër, ato të krimit të jetës. Ka integritet profesional. Njihet si një prokurore shumë korrekte. Së pari, më vjen mirë që vjen një zonjë në krye të institucionit.

Babaramo: Por, kishte lënë tej afateve për dy muaj një person?

Manja: E sqaroi këtë çështje kur u thirr në Komision. Nuk mund të merremi me dikë që gjen diçka nëpërmjet “Google-it.

Babaramo: A keni ndikuar ju në zgjedhjen e saj si Kryeprokurore?

Manja: Në karrierën time kam ndërruar pesë prokurori. Njoh 70% të prokurorëve që ka Shqipëria. Nuk kam ndikuar për zgjedhjen e saj.

Babaramo: Përse nuk i futët të tre kandidatët në votim?

Manja: E ka procedura e Komisionit. Nga shtatë kandidatura, i plotësojnë tre kandidatë. Në raportin përfundimtar, i cili ishte publik në faqen e Kuvendit ishin tre kandidatura. Mund të ishin edhe të tre, por ne vendosëm të mbështesnim vetëm një. Opozita ishte e lirë të mbështeste dy të tjerët.

/TPZ.AL/