AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 20:53

Rreziku më i madh për lirinë është kur qeveria shkel Kushtetutën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përdori një thënie të Tomas Xheferson, një nga themeluesit e Amerikës së sotme, njëherësh edhe i treti në radhë si president i saj, për të paralajmëruar rrezikun që po i kanoset vendit nga shkelja e Kushtetutës.

“Etërit Themelues të demokracisë më të fuqishme, demokracisë amerikane, na kanë mësuar se rreziku më i madh për lirinë është kur qeveria shkel Kushtetutën!”, shkruan Basha.