TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është arrestuar mëngjesin e sotëm shtetasi Ermal Binjaku, 28 vjeç, banues në qytetin e Fierit. Binjaku ishte në kërkim për vrasje dhe u arrestua në doganën e Kakavijës. Binjaku ka paraqitur gjeneralitete të tjera në doganë, por kontrolli i imtësishëm solli identifikimin e tij.
28 vjeçari akuzohet për një vrasje të kryer në fshatin Mbrostar, të qytetit të Fierit. Binjaku akuzohet për vrasjen e shtetasit Granit Kasa, mbrëmjen e 8 janarit të vitit të kaluar, si pasojë e një historie të gjatë hakmarrjeje mes dy fiseve.