AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 09:32

Shtyhet seanca e radhës, në ngarkim të Emiljano Shullazit

Shtyhet seanca e radhës, në ngarkim të Emiljano Shullazit

Seanca e radhës e gjyqit në ngarkim të Emiljano Shullazit, e parashikuar të mbahej sot, është shtyrë. Shkak për këtë shtyrje të papritur, u bë mungesa e prokurorëve.

Emiljano Shullazi ndodhet në qeli prej prillit të vitit të kaluar dhe po gjykohet për një sërë akuzash të ngritura ndaj tij, si kërcënimi i rektorit të Universitetit të Tiranës ,Mynik Koni, ‘ marrje e pasurisë me anë të shtrëngimit’ dhe shkatërrim prone me eksploziv.