BOTA, 21 Nëntor 2017, 11:36

Sulm kamikaz në Nigeri, raportohen 50 viktima

Sulm kamikaz në Nigeri, raportohen 50 viktima

 

BBC raporton se rreth 50 persona kanë humbur jetën, si pasojë e një sulmi kamikaz me bombë  në qytetin Mubi, të Nigerisë.

Sulmi ka ndodhur pranë një xhamie, një vend i zgjedhur posaçërisht për shkak të dendësisë së popullsisë.

Sulmin nuk e ka marrë përsipër asnjë grup terrorist, por ekzistojnë dyshime se grupimi "Boko Haram" mund të jetë i përfshirë në këtë sulm.

Burimi: BBC