TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti amerikan Donald Tramp ka përsëritur kërkesën e tij për ndërtimin e murit në kufirin jugor të SHBA-së drejt Meksikës, pas vrasjes së agjentit të patrullës në pikën kufitare amerikane me Meksikën.
“Një nëpunës në patrullën kufitare në kufirin jugor është vrarë, një tjetër është lënduar rëndë. Ne do t’i kërkojmë dhe do t’i nxjerrim para drejtësisë, ata të cilët janë përgjegjës për këtë. Ne duam dhe duhet të ndërtojmë murin”, ka shkruar Tramp në Twitter.
Komenti i presidentit amerikan vjen pas vdekjes së 36 vjeçarit Rogelio Martinez, nëpunës në shërbimin kufitar i cili ka vdekur duke kryer detyrën në Teksas.