BOTA, 19 Nëntor 2017, 12:12

Merret në pyetje kryeministri izraelit, dyshime për afera korruptive

Merret në pyetje kryeministri izraelit, dyshime për afera korruptive

Mediat izraelite raportojnë se kryeministri, Benjamin Netanyahu do të merret sërish në pyetje, pas dyshimeve se është përfshirë në afera korruptive.

Prokuroria mendon se ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme, dhurata nga personalitete të pasura, përfshirë dhe producentin e Hollivudit, Arnon Milchan.

Mediat kanë shkruar, se vlera e dhuratave arrin në dhjetëra mijëra dollarë. Në pyetje është marrë edhe producenti i njohur Milchan.

Për Netanyahun është duke u hetuar edhe fakti, nëse ai është përpjekur të arrijë një marrëveshje sekrete me pronarin e “ Yediot Aharonot”, për mbulim në favor të së përditshmes izraelite.

Kryeministri izraelit, është mbrojtur gjithmonë ndaj akuzave kundër tij, me argumentin se e luftojnë për ta larguar nga pushteti.

TPZ.AL