TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Christian Linder, kreu i Liberalëve në Gjermani, ka njoftuar se partia e tij nuk do të mbështes, qeverinë e ardhshme, Merkel. Gjatë një deklarate për mediat ai është shprehur “Më mirë të mos qeverisësh fare, sesa të qeverisësh keq”. Gjatë ditës së djeshme për këtë qëllim pati deskutime të gjatë mes palëve. Dhe në orët e vona të mbrëmjes palët deklaruan se nuk arritën dot në një marrëveshje për të bashkëpunuar me qëllim krijimin e qeverisë së ardhshme.
Duke parë situatën në të cilën janë duke u zhvilluar bisedimet mes Merkel dhe partive të tjera, shihet se nuk kanë ngelur alternativa të shumta. Lideri i Social Demokratëve, Martin Shultz, ka rithënë se nuk do të ripërsërisë bashkëpunimin për një kolaicion të madh. Sipas tij, votuesit e kanë dërguar në shtëpi Koalicionin e madh. Ai shprehet se në këto kushte, ose do të ketë një minoritet ekzekutiv pa liberalët ose do të shkohet në zgjedhje të reja.
Nga ana e saj Merkel tha: “ Ne besojmë se ju mund të gjeni fijen për të marrë një zgjidhje. Më vjen keq, me gjithë respektin e duhur për FDP, i cili nuk ka qenë në gjendje për të gjetur një perspektivë”.
Më pas Merkel është shprehur se edh enë kohë të vështira CDU është përgjegjës i gjendjes, dhe sot pritet të takojë Presidentin e Republikës me qëllim informimin rreth situatës.
TPZ.AL