BOTA, 19 Nëntor 2017, 20:57

Shënimet pikëlluese të skllevërve modernë, në etiketat e rrobave "Zara"

 

"Këtë produkt që po blini e kam bërë unë, por nuk jam paguar për punën timë!" Klientët e dyqanit "Zara", në Stamboll, gjetën këtë shënim në disa xhinse dhe xhaketa. 

Por kush i ka bërë këto shënime, të ngjashme me dramat e të burgosurve të luftës së dytë botërore? 

Etiketat i kanë vendosur, punëtorët e kompanisë "Bravo Tekstil", të cilat prodhonin rroba për kompaninë Zara, Next dhe Mango. 

Fabrika falimentoi në Korrit të vitit 2016 dhe punëtorët nuk u paguan deri në mbylljen e saj. Tashmë, ata kërkojnë nga kompania Zara, të kompensohen për punën që kanë bërë. 

"Një mëngjes erdhëm në punë, por fabrika ishte mbyllur. Qepenat ishin ulur dhe pronari ishte zhdukur", tha Filiz Tutya, një nga punëtoret e Bravo Tekstil.

" Nuk na mbeti gje tjetër, veçse të nisnim këtë fushatë. Kemi vendosur këto etiketa në rroba të ndryshme në shume dyqane "Zara" në të gjithë Stambollin. Ne nuk duam të dëmtojmë kompaninë "Zara" por kërkojmë vetëm atë që na takon".

Shënime të ngjashme janë gjetur në rroba të dyqaneve të ndryshme në perëndim, të cilat prodhohen nga punëtorë që shfrytëzohen dhe paguhen fare pak, ose aspak. BBC / TPZ.AL