TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara në Japoni e ka ndaluar blerjen apo konsumimin e alkoolit nga ana e pjesëtarëve të saj, pasi një ushtar ishte arrestuar për shkak të një aksidenti automobilistik, që kishte vrarë një japonez në ishullin Okinava.
Zëdhënësi ushtarak amerikan, Tyler Hopkins, tha se komandanti i forcave amerikane në Japoni, Jerry Martinez, ka urdhëruar ndalimin e alkolit në bazën ushtarake dhe jashtë saj.
Mediat lokale kanë raportuar se policia në këtë ishull e ka arrestuar një ushtar amerikan 21 vjeçar, i dyshuar për drejtim të makinës nën ndikimin e alkoolit, i cili ka shkaktuar aksidentin ku mbeti i vrarë një japonez, 61 vjeçar.
Ushtria amerikane ka trupa në Okinavë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Aktualisht atje gjenden afro 50 mijë ushtarë, së bashku me 40 mijë anëtarë të familjeve dhe 5,500 të punësuar civilë.