BOTA, 20 Nëntor 2017, 13:38

Puigdemont sulmon kreun e KE: BE po nëpërkëmb votën e Katalonjës

Puigdemont sulmon kreun e KE:  BE po nëpërkëmb votën e

Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont, i ka kërkuar kreut të Komisionit Europian Jean Claude Juncker, që të marrë parasysh votën e Katalonjës që i ka dhënë vetëm 8.5% kryeministrit aktual spanjoll, Mariano Rayoy.

“Kreu i Komisionit Europian nuk ka asnjë konsideratë për votën e qytetarëve”, ka thënë Puigdemont në një mesazh në rrjetet sociale.

Deklarta erdhi pasi Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Pais” ka shprehur sërish shqetësimin për situatën në Katalonjë.

“Katalonja është një shqetësim i madh, shumë i madh. Nuk më pëlqen situata që ka krijuar, është një katastrofë”, ka thënë Juncker.

Për presidentin e KE, rasti i saj ka tensionuar atmosferën politike, ka shkaktuar një dëmtim të brendshëm në shoqërinë spanjolle dhe atë katalanase, si dhe ka krijuar probleme në familje dhe mes miqve.“Është shumë e trishtueshme. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Nacionalizmi është një helm i vërtetë”, ka thënë Juncker.