AKTUALITET, 21 October 2026, 10:38

Protestuesit e arrestuar, gjykata pritet të japë sot 59 masa sigurie. Prindërit para gjykatës për të mësuar fatin e fëmijëve të tyre

Protestuesit e arrestuar, gjykata pritet të japë sot 59 masa sigurie.

Protestuesit e shoqëruar nga policia gjatë ditëve të fundit dalin sot në Gjykatën e Shkallës së Parë për masën e sigurisë.

Sot pritet të jepen 59 masa sigurie.

Deri më tani gjykata nuk i ka publikuar emrat e atyre që do të dalin sot për masë sigurie, çka ka konfuzuar prindërit të cilët janë rreshtuar para gjykatës për të pyetur në lidhje me fatin e fëmijëve të tyre.

Mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar 17 persona, ku një pjesë e tyre, dosjen e të cilëve policia e çon në prokurori, do të duhet të dalin para gjykatës.