BOTA, 21 Nëntor 2017, 11:07

Koreja e Jugut: Kim Jong-un do të lëshojë një raketë bërthamore gjatë Krishtlindjeve

Koreja e Jugut: Kim Jong-un do të lëshojë një raketë

Shërbimi sekret i Koresë së Jugut ka dhënë një paralajmërim se  lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un po planifikon të lështojë një raketë tjetër bërthamore për Krishtlindje.

Burime në Korenë e Jugut thonë se regjimi diktatorial pritet të nisë një tjetër raketë deri në fund të vitit, e cila ashtu si të tjerat, pritet të kalojë mbi Japoninë.

Në shtator, SHBA-ja propozoi një sërë sanksionesh kundër Koresë së Veriut, duke përfshirë ndalim të naftës.

Sanksionet e vendosura për Korenë e Veriut  bënë që Kim Jong-un të zhvillojë testin e gjashtë bërthamor.