BOTA, 21 Nëntor 2017, 08:57

Trump:Koreja e Veriut sponsorizon terrorizmin

Trump:Koreja e Veriut sponsorizon terrorizmin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar sërish  Korenë e Veriut si një shtet që mbështet terrorizmin, një masë kjo që synon të vendosë më tepër presion financiar dhe diplomatik ndaj qeverisë totalitare të drejtuar nga Kim Jong Un.

"Kjo duhej të kishte ndodhur vite më parë”, tha Presidenti Donald Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë, duke e cilësuar qeverinë e Penjanit “një regjim vrasës”.

Kjo masë, e cila do të shpallet zyrtarisht të martën nga Departamenti i Thesarit, e rikthen Korenë e Veriut në listën e Departamentit të Shtetit të shteteve të mbështesin terrorizimin.

Aktualisht, vendet e përfshira në këtë listë janë Irani, Siria dhe Sudani.