BOTA, 20 Nëntor 2017, 12:21

Protesta kundër presidentit Emmanuel Macron në Francë

Protesta kundër presidentit  Emmanuel Macron në Francë

Franca është duke u përballur me protesta të  dhunshme në Paris për të pestën ditë me radhë kundër presidentit, Emmanuel Macron.

Emmanuel Macron, i cili u lavdërua nga elitat e BE-së, si shpëtimtar i projektit evropian, po kundërshtohet për shkak të ligjit të ri të punës.

Por, këtë javë Presidenti francez u përball me një revoltë masive prej 100 anëtarësh të partisë pasi kritikuan premtimet dhe besimin e tij të thyer.

Pas kësaj, protestuesit  dolën në rrugë dje pasdite në një tubim  kundër Macron për të pestin ditë rresht.

Protestuesit  kundër Macron u përballën me dhjetëra policë ndërsa marshuan në Pallatin Elysee në Paris,  ku goditën një numër bankash dhe biznesesh.

Ata shprehën zemërimin e tyre në reformat kontradiktore të punës së liderit, që do të hyjnë në fuqi në janar 2018.

Ligji i ri do ta bëjë më të lehtë për bizneset të punësojnë të papunët, dhe në të njëjtën kohë zvogëlon fuqinë e sindikatave të punës.