TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia e presidentit të Zimbabvesë, Robert Mugabe, nis sot procedurat për shkarkimin e tij raporton BBC.
Një zyrtar i partisë Zanu-PF tha se mocioni për ta hequr atë nga presidenca do t’i paraqitet parlamentit sot dhe se procesi mund të zgjasë vetëm dy ditë.
Mocioni e ngarkon Mugaben me disa akuza, përfshirë lejimin e gruas së tij, Grace, “të marrë fuqi kushtetuese”.
Liderët ushtarakë kanë marrë kontrollin e Zimbabvesë javën e kaluar.
Mugabe ka refuzuar kërkesën e partisë për të dhënë dorëheqje.
Mugabe, 93 vjeç, ka dominuar skenën politike të Zimbabvesë prejse vendi ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980.