TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Molde në Norvegji ka paguar 600 mijë euro për të siguruar shërbimet e Blerton Isufit. Ky i fundit është vetëm 19 vjeç dhe luante me Mos në vendin nordik.
Isufi mund të jetë opsion për Shqipërinë U-21. Prindërit e tij janë nga Kosova, ndërsa ka lindur në Norvegji dhe nuk ka luajtur për asnjë përfaqësuese më parë.
Fantazisti do të qëndrojë i huazuar nga Molde tek ekipi i Mos, që vendosi t’i shesë kartonin. Ndryshe nga Molde, Mos luan në ligën e dytë norvegjeze.
Pikërisht aty spikati 19-vjeçari shqiptar. Në këtë sezon numëron 12 paraqitje ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy të tjerë.