TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Medon Berisha është një ndër talentet në rritje te Leçe. 21-vjeçari me skuadrën e tij synojnë te kenë tjetër sezon pozitiv në Seria A.
Berisha ka folur për “Sky Sport”, ndërsa ekipi po vijon me përgatitjet në Salento.
“Është një djalosh i mirë. E pashë që është modest dhe i talentuar nga dita e parë. Menjëherë u miqësova me të”, u shpreh fillimisht Berisha për Kamardën
Çfarë Leçe po krijohet? Po ndërtojmë një skuadër të mrekullueshme, me Ramadanin, Gaspar, Krstoviç dhe të tjerët.
Si e shikon Di Françeskon? Kemi punuar shumë fort me trajnerin, që nga fillimi. Stërvitjet e dyfishta kurrë nuk ndalojnë. Është trajner që kërkon shumë dhe kërkon kualitet. Po mësoj shumë nga ai, edhe në lidhje me lëvizjet.
Largimi i Baskirotos? Do të na mungojë. E kam njohur për tre vite, është një lider, dikush që i peshon fjala në fushë. Do të na mungojë padyshim, por jam i lumtur për të.
Kush do e marrë drejtimin? Kemi shumë lojtarë të tillë, pavarësisht pozicionit. Po mendoj për Falkonen, Ramadanin dhe Gaspar. Ka disa liderë në këtë skuadër.
Dhe çfarë do të bëjë Krstoviç? Fola me të. Nuk di asgjë, por i thashë që nëse qëndron, do t’i jap atij 10 gola këtë vit. Shpresoj të shënoj disa gola vetë këtë vit.
Synimi për të qenë sërish në elitë? Ky është synimi ynë, si në sezonin e kaluar kur bëmë histori. Tani duam të vazhdojmë.
Në Seria A janë mesfushori si Modriç dhe De Bryjn- Modriç është idhulli im që kur isha i vogël. Do të jetë e mrekullueshme dhe do i kërkoj fanellën.