SPORT, 29 Korrik 2025, 19:46

VIDEO/ Plas në Prishtinë para ndeshjes së Champions, tifozët shqiptarë përleshen me ato të Kopenhagenit, humb ndjenjat një danez

VIDEO/ Plas në Prishtinë para ndeshjes së Champions, tifozët

Atmosfera para ndeshjes së shumëpritur mes Dritës dhe FC Copenhagen në stadiumin “Fadil Vokrri” është prishur rëndë pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur mes tifozëve të dy skuadrave në rrugët e kryeqytetit.

Sipas raportimeve nga emisioni Favort, incidenti ndodhi pak orë para fillimit të takimit të kthimit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, dhe ka përfshirë dhjetëra tifozë të të dyja palëve.

Një tifoz danez ka humbur ndjenjat gjatë përplasjes, ndërsa policia e Kosovës është detyruar të ndërhyjë me sprai lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Takimi mes Dritës, kampione e Kosovës, dhe FC Copenhagen, një prej skuadrave më të fuqishme në Danimarkë, pritet të fillojë në orën 20:00 në Prishtinë.

Pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë në Danimarkë, Drita shpreson për një përmbysje historike para tifozëve të saj.

Megjithatë, incidentet e sotme kanë ngritur shqetësime për sigurinë brenda dhe jashtë stadiumit, teksa autoritetet kanë shtuar kontrollet në hyrje dhe patrullimet në rrugët përreth.