SPORT, 28 Korrik 2025, 19:53

Bolonja gjen akordin në Angli, Napoli mbetet pa sulmuesin që po ndiqte gjithë verën

Bolonja gjen akordin në Angli, Napoli mbetet pa sulmuesin që po ndiqte

Napoli i ka dhënë lamtumirën një prej objektivave kryesorë të merkatos së verës. Sulmuesi zvicerian Dan Ndoj, i cili dukej se ishte pranë akordit me skuadrën e Napolit, do të vazhdojë karrierën në Angli.

Konte kërkonte anësorin e majtë të Bolonjës dhe e tundonte me faktin se mund të ishte protagonisti në Ligën e Kampioneve. Por lojtari synonte Premier Ligën, duke menduar se atje mund të binte më shumë në sy për karakteristikat që ka. Ndaj Bolonja dëgjoi disa oferta, duke pranuar në fund atë prej 40 milionë eurosh të Notingam Forest, një shifër që napolitanët nuk dukej se mund ta ofronin për 24-vjeçarin.

Në këtë mënyrë, Ndoj do të transferohet në Premier Ligë, ku do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, ndërsa Napoli duhet të kërkojë alternativa të tjera për repartin e avancuar, me Rahim Sterling dhe Xhek Grilish dy pista që po monitorohen me kujdes.