SPORT, 28 Korrik 2025, 14:03

Reali i Madridit, faza përgatitore në stilin “Covid 19”

Reali i Madridit, faza përgatitore në stilin “Covid 19”

Ksabi Alonso do të ketë një periudhë përgatitore të reduktuar në minimumin e domosdoshëm për t’i përgatitur lojtarët e tij për një tjetër sezon të vështirë.

Një skenar që gjen një precedent të ngjashëm në fushatën pas izolimit, kur kufizimet shëndetësore si pasoja e pandemisë “Covid-19” ndryshuan kalendarin e aktiviteteve. Tani, duke kombinuar pushimet dhe parasezonin, Madridi do të ketë edhe më pak kohë për pushim dhe përgatitje sesa më parë. Në vitin 2020, pati 43 ditë pa aktivitet midis ndeshjes së raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Sitit dhe debutimit në La Liga kundër Sociedadit.

Këtë sezon, kur Madridi të presë Osasunën më 19 gusht, do të kenë kaluar vetëm 40 ditë pa ndeshje që nga eliminimi i tyre nga Kupa e Botës për Klube nga PSG-ja! Reali u kthye nga SHBA-ja më 10 korrik, me lojtarët që filluan pushimet më 11. Klubi i ka dhënë përparësi pushimit për lojtarët e tij dhe ua ka zgjatur pushimet me disa ditë. “Los blancod” do të kthehen në punë më 4 gusht, pas 24 ditësh pushim, tre ditë më shumë se tri javët e përcaktuara në marrëveshjen kolektive të kontratave.

Ksabi Alonso do të ketë më pas vetëm 15 ditë për të punuar me lojtarët e tij në Valdebebas! Gjatë sezonit të pandemisë, skuadra gëzoi një ditë më pak pushime (23), por lojtarët më pas kishin 20 ditë për t’u përgatitur për debutimin e tyre në ligë në San Sebastián. Megjithatë, këtë herë Madridi vjen nga një sezon rraskapitës me 68 ndeshje në 329 ditë!