SPORT, 28 Korrik 2025, 17:37

Djali i Totit lë futbollin vetëm 19 vjeç, ish-trajneri i tij pas vendimit të papritur: Do bënte karrierë në Serinë B ose C

Djali i Totit lë futbollin vetëm 19 vjeç, ish-trajneri i tij

Kristian Toti ka vendosur të tërhiqet nga futbolli, ndërsa është vetëm 19 vjeç. Vendim i papritur nga djali i Françesko Totit, që e kishte të ardhmen përpara.

Ish-trajneri i tij, Marko Amelia, ka zbuluar arsyet. Dhe lidhen pikërisht me presionin që mbart mbiemri i tij.

“Gjithmonë besova tek ai. E doja atë sepse ishte një lojtar me aftësi të mrekullueshme. Një mesfushor që kishte kapacitet të ndërtonte lojën, të lexonte mes linjave difensive, të krijonte, por gjithashtu i mirë të rikuperonte topa. Mendoj se do të kishte një karrierë të mirë si lojtar në Serinë C apo B.

Të jesh djali i Totit kishte një impakt në vlerësimin tim, kishte shumë presion”, u shpreh ish-trajneri i Kristian Totit.