TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Granit Xhaka do e vazhdojë karrierën te Sandërlend. Klubi i Premier Ligë ka arritur akordin me Bajer Leverkusenin për një shifër që raportohet të jetë 20 milionë euro.
Xhaka do të firmosë kontratë të vlefshme për dy vite. Gazetari i njohur, Fabricio Romano, zbulon se Xhaka do fluturojë sot drejt Anglisë për të kompletuar transferimin.
Milani ishte klubi që insistoi shumë në fillimin e merkatos, por nuk ia doli të sigurojë firmën. Mbetet thatë edhe trajneri Ten Hag, që në fjalët e tij më parë i kishte mbyllur derën një largimi.
Leverkuseni po shkon drejt një revolucioni të plotë. Boshti i skuadrës që ka spikatur në dy sezonet e fundit është larguar.