SPORT, 28 Korrik 2025, 15:14

E rëndë/ E nisin sezonin kundër Milanit, klubi italian lë grumbullimin pasi futbollistit i vdes djali 1 vjeç

E rëndë/ E nisin sezonin kundër Milanit, klubi italian lë

Tragjedi për Matias Veret. Futbollisti i Barit ka humbur tragjikisht djalin e tij vetëm 14 muajsh. Veret mori lajmin e keq pasi ndodhej në grumbullim me skuadrën, ndërsa djali i tij ishte zhvendosur në spital për shkak të një virusi.

Bari është sensibilizuar me këtë rast. Për këtë ka njoftuar se grupi do të largohet nga grumbullimi për t’u rikthyer në Bari. Kujtojmë se skuadra do e nisë sezonin me ndeshjen e Kupës kundër Milanit.

“Grupi i bardhekuqve e ka lënë grumbullimin. Nuk kemi fjalë për të komunikuar një lajm që pak më parë ka tronditur secilin prej nesh. Presidenti De Laurentis, stafi teknik, e gjithë skuadra, drejtuesit dhe bashkëpunëtorët i shprehin ngushëllimet e tyre Matias Veret dhe familjes së tij në një nga momentet më të rënda që një prind dhe një njeri mund të përjetojë: humbjen e papritur të një djali.

I kërkojmë të gjithë tifozëve që të jenë pranë, Matiasit, gruas së tij, vajzës së tyre të madhe dhe të gjithë të dashurve të tyre në këtë moment tmerri dhe dhimbjeje. Grupi bardhekuq do të kthehet sot vetë në Bari si shenjë zie dhe respekt për këtë tragjedi”, shkruan Bari.