SPORT, 28 Gusht 2022, 12:39

ZYRTARE/ Futbollisti i Kombëtares nis aventurë të re, transferohet te skuadra italiane

ZYRTARE/ Futbollisti i Kombëtares nis aventurë të re,

Tashmë është zyrtare, Frederik Veseli është transferuar te skuadra e Beneventos në Serinë B!

Mbrojtësi lë Salernitanën në Serinë A për të firmosur me ekipin nga Kampanja.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Beneventos me anë të një postimi në profilet e saja zyrtare, në rrjetet sociale.

29-vjeçari lë Salernitanën pas dy sezonesh, teksa vetëm në atë të kaluarin u aktivizua gjithsej në Serinë A në 9 sfida.