SPORT, 27 Gusht 2022, 21:49

Gol dhe asist për Vedat Muriqin, sulmuesi i Kosovës i jep fitoren Majorkës përballë Vajekanos së Balliut

Gol dhe asist për Vedat Muriqin, sulmuesi i Kosovës i jep fitoren

Vedat Muriqi padyshim që po kalon një periudhë fantastike këtë fillim sezoni, duke shënuar golin e dytë në javën e tretë të La Ligës.

Në minutën e 14’, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës mori një krosim të bukur në zonë, ku lëshoi një gjuajtje të fuqishme me kokë, për të kaluar Majorkën në avantazh kundër Vajekanosë së Balliut.

Në minutën e 64’ ai pasoi një top të bukur me kokë për të nxjerrë të boshatisur koreano-jugorin Li Kang-In për të shënuar dhe golin e dytë.

Kjo ishte fitorja e parë për Majorkën në kampionat, ku pas tri javësh regjistron katër pikë të grumbulluara.