TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi nuk ia doli të fitonte në shtëpi kundër Romës, edhe pse e nisi ndeshjen me gol. Bardhezinjtë barazuan 1-1 në duelin e javës së tretë të Serisë A.
Dushan Vlahoviç ishte ai që shënoi që në minutën e dytë të ndeshjes dhe bardhezinjtë u munduan pastaj të realizonin edhe golin e qetësisë.
Lokatelli e çoi topin në rrjetë nga distanca pjesën e parë për Juventusin, por VAR e anuloi golin për një faull. Në pjesën e dytë Juventusi u tërhoq.
Roma përfitoi nga terreni i lënë dhe me Abraham (69') ia doli të shënonte golin e barazimit, që i jep një pikë skuadrës së Murinjos. Në ndeshje u aktivizua edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili zëvendësoi Paolo Dibalën në minutën e 78-të.