TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani i është kthyer përsëri fitoreve në kampionat, duke mundur me shifrat 2-0 skuadrën e Bolonjës. Kampionët në fuqi të Serisë A kanë fituar një ndeshje të dominuar nga fillimi e deri në fund, me raste të shumta për shënim dhe me lojë të shkëlqyer të yjeve të saj,
De Ketelar, i aktivizuar si titullar nga Pioli, ka përmbushur pritshmërinë në ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionat në “San Siro”. Ai diktoi ritmin që në startin e sfidës dhe krijoi aksione të njëpasnjëshme, me golin e Leaos (21') që ishte padyshim meritë e tij.
Më pas, Milani krijoi edhe raste të tjera, por goli i dytë do të vinte me një goditje spektakolare të Zhiru (58') vetëm në fraksionin e dytë të lojës. Më pas, kuqezinjtë menaxhuan situatën dhe morën tre pikët që i duheshin për t’iu bashkuar përkohësisht në krye Lacios, Torinos dhe Romës.
Ndeshja tjetër e mbrëmjes mes Specias dhe Sasuolos (2-2) ka dhuruar katët gola, por jo fitues. Miqtë shënojnë të parët, por vendasit përmbysin gjithçka që në pjesën e parë. Pinamonti barazon shifrat në pjesën e dytë. Të dyja skuadrat kanë nga 4 pikë në tabelën e klasifikimit.