TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas tri fitoresh radhazi në kampionat, Bajern i Mynihut është ndalur në shtëpi. Bavarezët barazuan 1-1 ndaj Borusia Monchegladbach, në sfidën e javës së katërt.
Në pjesën e parë, Bajernit iu anuloua për pozicion jashtë loje një gol i Mane.
Në minutën e 43-të, aksion personal dhe sprinti i Turam bën që mysafirët të festojnë.
Pas disa pasimesh të bukura përreth zonës së rreptësisë, Bayern gjen golin e barazimit me Sane (83').
Kampionët e Gjermanisë ruajnë kryesimin me dhjetë pikë, po aq sa Union Berlin. Borusia Monchegladbach është e gjashta me tetë pikë.