SPORT, 27 Gusht 2022, 15:41

Mançester Junajtid rigjen formën, Fernandes udhëheq “Djajtë” drejt fitores kundër ish-skuadrës së Brojës

Mançester Junajtid rigjen formën, Fernandes udhëheq

Mançester Junajtid ka arritur të gjejë një tjetër fitore ne ndeshjen e ditës së sotme në transfertë ndaj Sauthempton me rezultatin 0-1.

Goli i portugezit, Bruno Fernandes në minutën e 55-të të sfidës mjaftoi për të siguruar fitoren, në një ndeshje ku debutoi dhe blerja e bujshme e merkatos, braziliani Kasemiro.

Junajtid konfirmohet kështu me një tjetër fitore pas asaj ndaj Liverpulit në ndeshjen e shkuar, me trajnerin Erik Ten Hag që duket se ka gjetur më në fund formacionin fitues te “Djajtë”.