TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Java e dytë e kampionatit shqiptar nisi me dy sfida interesante si Teuta-Bylis (1-1) dhe Kastrioti-Erzeni (0-0).
Durrsakët nuk shkuan më shumë se një barazimi 1-1 në shtëpi ndaj skuadrës së ngjitur këtë edicion në elitë.
Një episod i rëndësishëm i takimit u pa në minutën e 35-të. Futbollisti i ballshiotëve, Sousa u pengua në zonë dhe për kryesorin Myrtja ka penallti. Pas një rishikimi me VAR, u vendos që loja duhej të vazhdonte, pasi nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh.
Bylis e mbyll pjesën e parë në avantazh, me Anthonyn. E majta e sulmuesit nuk ndalet dot nga Qirko, duke bërë që të shpërthente festa.
Në minutën e 76-të, Rubin Hebaj do të gjendej i vetëm me portën e boshatisur, sulmuesi i “djemve të detit” do të vendoste ekuilibrat dhe do të “vuloste” përfundimisht shifrat në 1-1.
Një sfidë e ekuilibruar dhe pa gola në Kamëz, Kastrioti-Erzeni përfundoi pa gola 0-0. Pavarësisht rasteve të shumta, ekipet u treguan të kujdesshmë në prapavijë, duke mos lënë shumë hapësira.