TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Plot dhjetë vite që nga transferimi i Luka Modriç te Reali i Madridit. Mesfushori kroat është një nga lojtarët kryesorë te madrilenët, teksa në mesin e fushës ka mbajtur gjithmonë ekuilibrat.
Në një postim në rrjetet sociale, Modriç ka kujtuar ditën që ka firmosur kontratë me një nga klubet më të mira, nuk ka nguruar ta quajë kështu transferimin në “Santiago Bernabeu”.
“Në këtë ditë, dhjetë vjet më parë, nënshkrova një kontratë me Real Madridin, një nga vendimet më të mira të jetës sime”, u shpreh Modrië përmes një postimi në “Twitter”.
“Të luash për klubin më të mirë në botë është një ëndërr dhe ende nuk dua të zgjohem. Hala Madrid! Le të vazhdojmë”, shkroi ai.
36-vjeçari vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë në botën e futbollit, teksa ai me Real Madridin ka fituar trofe të shumtë.
Luka Modric te klubi nga kryeqyteti spanjoll u transferua nga Tottenham për 35 milionë euro.