TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas suksesit ndaj Bolonjës në kampionat, vjen një tjetër lajm i mirë për tifozët e Milanit. Maldini e Massara kanë kompletuar transferimin e mbrojtësit Malick Thiaw nga Shalke 04.
Gjermani 21-vjeçar pritet të zbarkojë nesër në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë, ndërsa në arkat e klubit gjerman do të shkojnë rreth 5-6 milionë euro.
Pas ngurrimit të Çelsit për të dhënë në huazim Trevor Chalobah, Maldini vendosi të vërë bast mbi mbrojtësin e talentuar gjerman, që do të ketë mundssi të rritet me qetësi te kampionët e Italisë, pasi fillimisht do të jetë vetëm alternativa e katërt në hierarki.