TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot, Kategoria Superiore do të zhvillojë dy ndeshje të tjera të javës së dytë të edicionit të ri futbollistik 2022/2023.
Në orën 17:00, në stadiumin “Arena Egnatia” do të luhet sfida Egnatia-Tirana.
Rrogozhinasit vijnë pas humbjes ndaj Partizanit dhe do të tentojnë tre pikët e para në këtë kampionat, e njëjta gjë vlen edhe për kampionët në fuqi të Shqipërisë, të cilët duan fitoren e parë pas barazimit ndaj Kukësi javën e kaluar.
Në orën 19:30, në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet dueli Vllaznia-Kukësi.
Skuadra shkodrane vjen pas humbjes surprizë ndaj Erzenit dhe kërkon suksesin e parë në kampionat.
Edhe verilindorët e Skënder Gegës nuk e kanë provuar ende shijen e fitores këtë sezon dhe do të synojnë ta bëjnë ndaj ekipit të Mirel Josës.
NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE
RENDITJA
