SPORT, 27 Gusht 2022, 16:35

Gega para Vllaznisë: Të eliminojmë gabimet, jemi në kontakt me dy lojtarë

Gega para Vllaznisë: Të eliminojmë gabimet, jemi në kontakt

Të dielën në orën 19.30 Kukësi do të masë forcat me Vllazninë, në ndeshjen e  vlefshme për kampionatin. Në prag të këtij 90 minutëshi ka folur trajneri i kuksianëve, Skënder Gega. Numri një i pankinës së verilindorëve vlerësoi në maksimum kundërshtarin, sakaq është optimist se gjithçka do të  shkojë mirë. Diçka u tha edhe për merkaton.

Sfida me Tiranën – Është e vërtetë që vuajtëm në dy aspektet e lojës, u munduam që të jemi kompakt. Në fakt Tirana na vuri në vështirësi dhe kishte mundësi që ndeshja të shkonte ndryshe, por një pikë kundër ekipit kampion na kënaq. Do të mundohemi të korigjohemi në gabimet tona.

Vllaznia: Po përgatitemi shumë, siç është një javë nuk është java tjetër dhe ju garantoj që as Vllaznia nuk është ajo që u shfaq me Erzenin. Ka një potencial dhe tifozeri shumë të mirë, do të eleminojmë sa më pak gabimet, dhe të shfrytëzojmë formen e dobët të kundërshtarit.

Daci: Çuditërisht fola para ndeshjes që nuk duhet të marrim kartona që na dëmtojnë. Por mosha e re dhe emocionet e ngatërrojnë pak atë pjesën për të bërë “fair play”.

Merkato: Besoj që nuk ka sekrete po mundohemi jemi në kontakt me dy lojtarë, por dhe keto që janë do përpiqemi shume t’u japim kofidencën dhe besimin e plotë. Është çështje e klubit pasi është një ndërmarrje por nqs vjen një lojtar që bën diferencën është i mirëpritur” – tha tekniku tropojan për RTSH.