SPORT, 22 Shkurt 2022, 12:39

Zbulohet prapaskena me Vlahoviç/ I kushtoi sa një “thesar”, Juventusi do t’i japë sërish para Fiorentinës në rast se fitohet…

Zbulohet prapaskena me Vlahoviç/ I kushtoi sa një

Dushan Vlahoviç, ishte një nga transferimet e mëdha në të muajit janar në Serinë A, ku sulmuesi serb la Fiorentinën për të kaluar te Juventusi.

Këtyre të fundit i kushtuan një “thesar” ku ky operacion kushtoi përafërsisht rreth 80 milionë euro.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, është zbuluar një prapaskenë në koston e transferimit të sulmuesit te Juventusi.

“Zonja e Vjetër” i ka paguar klubit vjollcë 70 milionë euro, plus 10 milionë euro bonuse.

5 milionë euro janë lehtësisht të kryera ku çdo gjë është nëpërmjet prezencave në fushën e blertë të 22-vjeçarit, por 5 milionët e tjera janë të vështira për t’u paguar, ku thuhet se kjo shifër do t’i shkojë Fiorentinës në rast se Juventusi arrin të fitojë Champions-in.

Aktualisht Vlahoviç me fanellën e Juventusit është aktivizuar në total në Serinë A në tre ndeshje nga ku ka realizuar një gol.