SPORT, 20 Shkurt 2022, 23:04

Udineze dhe Lacio bëjnë paqe, Felipe Anderson i përgjigjet Deulofeut

Udineze dhe Lacio bëjnë paqe, Felipe Anderson i përgjigjet

Nuk ka fitues në sfidën Udineze-Lacio e cila përfundoi me rezultatin 1-1. Ekipet ndanë nga një pikë në këtë takim, ku golit të Deulofeu iu përgjigj Felipe Anderson në fundin e pjesës së parë.

Një pjesë e parë me dy fytyra për Lacion që u ndëshkua që në minutat e para të takimit.

Gerard Deulofeu ndëshkoi kryeqytetasit në minutën e pestë të takimit. Një harkim në zonë u devijua nga Perez që gjeti të lirë Deulofeun. Ky i fundit nga shumë pranë portës nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë.

Më pas Lacio filloi të merrte në kontroll frenat e ndeshjes me Kabral që nuk shfrytëzoi disa raste që iu dhanë. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, Felipe Anderson vendosi baraspeshën.

Krosimi i Kataldit u devijua në zonë nga Zaçani, ndërsa topi shkoi në këmbët e Felipe Anderson. Ky i fundit me portën e boshatisur nuk mund të bënte asgjë tjetër veçse të shënonte.

LaCio ngjitet në kuotën e 43 pikëve dhe tashmë rrezikon edhe vendin e gjashtë nga Fiorentina që ka një ndeshje ende për të rikuperuar. Nga ana tjetër, UdineZe nuk shkëputet dot nga zona e ftohtë dhe qëndron në vendin e 16-të me 25 pikë të grumbulluara katër më shumë se Kaljari që rrezikon nga zona që mund ta zbresë një kategori më poshtë.