SPORT, 22 Shkurt 2022, 12:18

Lufta Ukrainë-Rusi/ Rrezikohet finalja e Champions-it, opsioni mbetet…

Lufta Ukrainë-Rusi/ Rrezikohet finalja e Champions-it, opsioni

Finalja e Champions-it të këtij sezoni është programuar për tu luajtur në Shën Petersburg në 29 maj.

Megjithatë tensionet e kohëve të fundit mes Rusisë dhe Ukrainës mund të ndryshojnë rrjedhën e planeve.

Mendohet që UEFA të përzgjedhë një vend tjetër për të luajtur finalen me stadiumin e Uemblit që është favorit. Në këtë moment ekziston rreziku që tensionet të rriten mes dy shteteve dhe UEFA nuk do të ndërmarrë asnjë rrezik dhe po mendon një zgjidhje alternative.

Asgjë nuk është zyrtarizuar dhe priten zhvillime të reja në ditët në vijim.