SPORT, 22 Shkurt 2022, 11:10

CHAMPIONS/ Juventusi dhe Çelsi zbresin në fushën e blertë, mbrëmja e sotme premton spektakël

CHAMPIONS/ Juventusi dhe Çelsi zbresin në fushën e blertë,

Rikthehet sërish Champions-i të zhvillojë sfidat e tjera të fazës së 1/8-ve me dy duele interesante në orën 21:00.

Kampionët në fuqi të Europës, Çelsi do të përballen ndaj kampiones së Francës, Lilës.

Një ndeshje me siguri që do të jetë e luftuar nga të dy krahët.

Në po të njëjtën orë në stadiumin “De la Ceramica”, do të zhvillohet ndeshja Vijareal-Juventus.

Një sfidë që premton spektakël ku bardhezinjtë e Alegrit synojnë një rezultat pozitiv që në ndeshjen e kthimit të jenë të sigurt drejt kalimit për në çerekfinale.

NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË FAZËN E 1/8-ve NË CHAMPIONS

CHAMPIONS/ Juventusi dhe Çelsi zbresin në fushën e blertë,