SPORT, 14 Shkurt 2022, 17:50

Zbarkojnë ekspertët e UEFA-s për zgjedhjet, raport për Çeferin dhe kryeministrin Rama

Zbarkojnë ekspertët e UEFA-s për zgjedhjet, raport për

UEFA ka dërguar në Tiranë një delegacion mbikëqyrës për të vrojtuar ligjshmërinë e procesit të zhvillimit të Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së, më datë 2 mars. Një delegacion prej 3 personash ka zbarkuar në vendin tonë me udhëzime nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ashtu siç ishte dakordësuar me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit më këtë të fundit.

FSHF ka bërë të ditur se delegacioni i përbërë nga Luka Nikola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Yan Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve), sapo kanë mbërritur sot në Shqipëri, kanë shkuar në zyrat e institucionit të futbollit dhe kanë nisur punën e shqyrtimit të dokumentacionit.