TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata, duke folur në studion e “Sport News Plus” në “News24”mendon se ambienti aktual në FSHF është jashtëzakonisht kundër asaj që përfaqëson sporti i futbollit.
Duke komentuar situatën aktuale, ndërsa FSHF do të zgjedhë më 2 mars kreun e ri, Vata tha se vetëm politika mund ta largojë Armand Dukën.
"Vetëm politika e largon Armand Dukën, ajo e ka sjellë. Ajo e ka sjellë, ajo do ta largojë, ndryshe me atë pisllik që eshte aty nuk hiqet dot. Erdhi nga rruga dhe iu deshën katër vjet për të kuptuar futbollin.
FSHF nuk funksionin në shërbim të ambientit, duket si pronë private. Kjo është eksperienca ime dhe e kam kuptuar që presidenti aktual ka influencë të jashtëzakonshme, ka penetruar në të gjithë segmentet e njerëzve që manipulohen, janë të gatshme që të bëjnë gjithçka që presidenti aktual të zgjidhet prapë. Kjo nuk bëhet në vendet e tjera, kjo është një e keqe e madhe, një shkatërrim për të ardhmen. Angazhohen njerëzit me vetëdije për t’i shkuar mbrapa të keqes, e paimagjinueshme se si ka mundësi që njerëzit të angazhohen kaq shumë për një sistem kaq të varfër e kaq të mjeruar", tha Vata.